Logo der Universität Wien

Rreth Konferencës

Numri në rritje i fëmijëve myslimanë paraqet një sfidë të veçantë për sistemin evropian të edukimit. Pikat në vijim janë vetëm disa nga çështjet specifike, të cilat lindin kur flitet për këta fëmijë: Çfarë kuptimi ka për mua fakti që jam mysliman? Çfarë kuptimi ka për mua të jesh qytetar i një vendi? Çfarë kuptimi ka të rritesh si një qytetar mysliman në Evropë?

Jo rrallë ndeshemi ende me klasa shoqërore me kulturë heterogjene. Kultura heterogjene krijon shpesh një ambient përjashtues për fëmijët nga familjet emigrante (veçanërisht fëmijët dhe rinia myslimane).  Mësuesët shpesh e gjejnë veten  të hutuar në këto situata dhe, duke qenë pak të informuar për kulturën dhe fenë të cilës fëmija i përket, kanë pak mundësi që të ofrojnë këshilla adekuate.

Për këtë arsye, të gjitha shkollat duhet të përfshihen në diskutimin se si mund të interpretohen këto shenja. Çfarë masash duhet të merren më pas, që të sigurohet një bashkëjetesë ndërmjet nxënësve në një ambient me diversitet kulturor dhe fetar, një bashkëjetesë që ofron respekt, pranim, si dhe liri të zhvillimit personal në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Deri në një shkallë të caktuar, mungesa totale e lidhjes emocionale me shoqërinë pengon identifikimin me vlerat dhe principet evropiane. Kjo do të thotë që zgjerimi i përçarjes sociale mund të kthehet në një pasojë afatgjatë. Për këtë arsye, është jetike t’i përgjigjemi kësaj situate me propozime të ndryshme dhe duke marrë masat e duhura, në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve dhe rinisë evropiane në formimin e së ardhmes dhe duke hedhur kështu, edhe themelet për harmoninë shoqërore.

Për myslimanët në shoqëritë perëndimore pyetja kritike është: “Çka do të thotë të jesh mysliman dhe qytetar evropian në të njëjtën kohë?”

Si mund të mundësohet një pjesëmarrje aktive dhe e vetëdijshme në proceset shoqërore edhe për myslimanët? Si mund të dukej një projekt i denjë edukimi në këtë fushë, i cili i përgatit të rinjtë për përgjegjësitë e tyre qytetare dhe i edukon ata për të drejtat dhe obligimet e tyre?

Konferenca “Edukata Qytetare dhe Islami” do të organizohet në Tiranë, Shqipëri, në datat 01-03 nëntor 2013. Ajo ka për synim të angazhojë akademikë të rangut ndërkombëtar për të diskutuar mbi çështjet që janë të një rëndësie të madhe për harmoninë shoqërore në Evropë:

 

  • Cilat janë mundësitë që ofrohen për një pjesëmarrje të denjë individuale për myslimanët në Evropë?
  • Cili është qëndrimi i Islamit kundrejt vlerave demokratike si respekti, toleranca dhe liria?
  • Çfarë roli luan qytetaria në sistemet demokratike?
  • Cila është rëndësia e identitetit dhe përkatësisë?
  • Ku qëndrojnë shkaqet e problemeve dhe konflikteve aktuale?
  • Cili është ndikimi i edukimit në integrimin e të rinjve?
  • Si mundet të përmirësojë ndjenjën e përkatësisë edukimi qytetar?
  • Si mund të ligjërohen vlerat Islame dhe ato demokratike në shkolla dhe xhami si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse?

 

University of Vienna | Universitätsring 1 | 1010 Vienna | T +43-1-4277-0